Pas ndarjes së bujshme, ribashkohet çifti i njohur i showbiz-it

schedule16:00 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 16:00 - 21 Dhjetor, 2020

Këngëtari i famshëm italian, Eros Ramazzotti dhe partnerja e tij Marica Pellegrinelli, kanë qenë të ndarë prej prej disa kohësh.

Çifti u martuan në 2014-ën dhe kanë jetuar së bashku për gati 10 vjet. Ata janë prindër të një vajze dhe një djali, por duket se gjërat nuk po shkonin aq mirë mes tyre.

Pas ndarjes, mediat italiane raportuan për romanca të reja për secilin prej tyre, por duket se asgjë nuk ka qenë serioze. Pasi Eros dhe Marica janë rikthyer sërish bashkë.

Mësohet se ata po jetojnë në të njëjtën shtëpi, mirëpo dyshja ende nuk ka konfirmuar ende asnjë lajm ribashkimi. Gjithçka mbetet për t’u parë me kalimin e kohës. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!