Pas ndarjes së bujshme nga Amber Heard, Johnny Depp në një romancë të re

schedule16:51 - 4 Shtator, 2020

schedule 16:51 - 4 Shtator, 2020

Pas ndarjes së bujshme nga ish-bashkëshortja Amber Heard, Johnny Depp ka nisur një romancë të re. Siç shkruajnë mediat e huaja, Depp po shoqërohet me 33-vjeçaren Sophie Hermann, pasi u takuan në një event të përbashkët këtë verë në Londër.

“Sophie i la numrin e saj të telefonit në një copë letër dhe e vendosi midis telave të kitarës”, sipas mediave të huaja.  Ata kanë folur prej kohësh në telefon, dhe që kur u takuan janë bërë të pandashëm nga njëri-tjetri. Megjithatë, pavarësisht spekulimeve dyshja ende nuk e ka konfirmuar lidhjen.

Johnny Depp thuhet se është "i lidhur romantikisht" me Sophie HermannMade In Chelsea, Sophie thuhet se i dha Johnny numrin e saj

Aktualisht, aktori është përfshirë në një betejë ligjore me ish-gruan e tij Amber Heard dhe “The Sun”. Depp paditi gazetën pas një artikulli, në të cilin shkruhej se aktori kishte dhunuar Heard, ndërkohë që ai i ka mohuar vazhdimisht këto akuza. xh.d/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!