Pas ndarjes së bujshme, Loredana bën veprimin e papritur ndaj Mozzik

schedule07:25 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 07:25 - 7 Dhjetor, 2021

Ndarja e dyshes së famshme të showbizzit, Mozzik dhe Loredana vetëm pak muaj pasi u rikthyen së bashku bëri bujë të madhe. Ishte vetë reperja e cila konfirmoi ndarjen përmes një postimi në rrjete sociale, duke thënë se kanë mbetur miq të mirë për hir të vajzës së tyre.

Ajo shkruante se janë të dy shumë shumë kokëfortë dhe nuk mund të kishin një marrëdhënie të shëndetshme. Mirëpo, së fundmi, reperja ka surprizuar fansat e saj me veprimin që ka bërë. Në një koncert në Gjermani, ajo ka interpretuar hitin e Mozzik-ut.

/abcnews.al