Nora Istrefi dhe Robert Berisha vazhdojnë të jenë një nga dyshet më të komentuara, pavarësisht ndarjes.
Ata përfliten jashtëzakonisht shumë, madje deri në detaj nga mediat dhe jo vetëm. Së fundmi, kanë qenë fansat që kanë kapur një detaj nga trupi i Robertit. Ky i fundit, gjatë viteve që ishin në një lidhje ka realizuar tatuazh emrin e Norës, e që edhe pas ndarjes vazhdon ta reklamojë në formën më të mirë.
Sipas fansave, në imazhin e fundit ai e fokuson duke marr vëmendje tatuazhi me emrin e këngëtares. Ky detaj ka zgjuar edhe një herë shpresat për një ribashkim mes tyre.
Kujtojmë që nga martesa shumë vjeçare ish-çifti kanë dhe një vajzë të quajtur Renee. Më herët. këngëtari u shpreh se marrëdhënia e tyre nuk po funksiononte më, ishte konsumuar dashuria./abcnews.al