Heidi Lushtaku nuk heq dorë nga sportistët. Pas ndarjes nga Robin Krasniqi, modelja shqiptare përflitet se ka nisur një lidhje me futbollistin e njohur turk, Merih Demiral. Futbollisti, i cili është tetë vite më i ri se Heidi momentalisht luan për Atalantan në serinë A të Italisë.
Mediat turke raportojnë se Heidi ka ndarë një pozë të bërë në shtëpinë e të dashurit në rrjete sociale. Së fundmi, ata janë takuar në Zvicër dhe kanë darkuar me miqtë e tyre. Heidi ende nuk ka reaguar për këto thashetheme por kjo është romanca e parë që bëhet publike pas ndarjes nga Krasniqi.
Ata konfirmuan ndajren në vitin 2020 dhe madje disa muaj pas, u përfolën për një ribashkim. Robin tashmë ka konfirmuar se është bashkë me modelen nga Kosova, Marigona Krasniqi.