Ditë më parë bëri bujë në media lajmi se Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha i kanë dhënë fund martesës dhe se këngëtarja është zhvendosur për të jetuar me të birin në Shkup. Spekulimet lindën pasi Tuna ndërroi mbiemrin e Tian nga Berisha në Sejdiu në Instagram.
Dyshimet u shtuan më tepër pasi Patrisi iu përgjigj publikisht Tunës me një video ku shihej me të birin, krahas së cilës shkruante: “Tian Patris Berisha. Në sy ra dhe komenti i Robertit, i cili shkruante: “Përgjithmonë haver“, një përgjigje ndaj saj duke i kujtuar se Berisha do të jetë mbiemri që Tian do të mbajë gjithë jetën.
Ndërkohë së fundmi, përmes një postimi në rrjete sociale Tuna ka bërë me dije se ka udhëtuar drejt SHBA-së. Madje, ajo ka publikuar dhe disa fotografi ku është takuar me këngëtaren shqiptare Linda Halimi, me bashkëshortin e saj dhe të bijën, e cila jeton prej vitesh në Amerikë. /abcnews.al