Liam Payne është fotografuar me Cheryl Cole për herë të parë pas tre vitesh dhe vetëm pak javë pas ndarjes nga e fejuara Maya Henry. Ish-çifti u bashkua për të marrë pjesë në festën e ditëlindjes së mbesës së Liamit dhe dukeshin të qeshur ndërsa bisedonin së bashku.
Ata u ndanë në vitin 2018 pas një romancë pas gati tre vitesh lidhjeje, por kanë mbajtur një raport miqësor për shkak të djalit të tyre, Bear. Nuk dihet nëse dyshja kanë vendosur t’i japin një tjetër mundësi njëri-tjetrit, duke qenë se këngëtari është sërish beqar.

Gjatë një interviste në Prill, Liam tha: “Cheryl është personi më i mirë për të bashkëprindëruar. Ne kalojmë shumë kohë në Facetime.” Pak javë më parë, ai konfirmoi ndarjen nga Maya, duke thënë: “Thjesht nuk po jepja më një version shumë të mirë për veten time, që nuk e vlerësoja dhe nuk më pëlqente.” /abcnews.al




