Liam Payne dhe partnerja e tij, Maya Henry janë fejuar pas dy vitesh së bashku. Ish-anëtari i One Direction i ka propozuar Henry-t me një unazë diamanti që kap vlerën e 3 milion dollarëve. 20-vjeçarja nga Teksasi u fotografua me unazë në gisht, teksa ndodhej së bashku me 26-vjeçarin në një darkë romantike mbrëmjen e së enjtes në Londër.
Një burim tha për Mail Online se Maya po tregonte me krenari unazën e fejesës gjatë darkës, e cila shfaqej e veshur me një fustan të zi elegant. Dyshja nisën të shoqëroheshin në vitin 2018, menjëherë pas ndarjes së Payne me Cheryl Cole.
Payne dhe Cole, të cilët kanë një djalë së bashku e dhanë lajmin e ndarjes përmes një postimi të njëjtë në rrjete sociale, ku shpreheshin se ishte një vendim i vështirë për t’u marrë. “Na vjen shumë keq që na duhet t’i ndajmë rrugët tona. Ka qenë një vendim i vështirë për ne. Ende kemi dashuri për njëri-tjetrin si një familje.”, tha dyshja asokohe. /abcnews.al/