Pas ndarjes nga bashkëshortja, S4MM publikon këngën e re që flet për tradhëtinë

schedule20:37 - 13 Janar, 2021

schedule 20:37 - 13 Janar, 2021

Pak ditë më parë, qarkulloi me shpejtësi lajmi se S4MM i ka dhënë fund martesës me partneren e tij, Filis Ismaili. Dyshimet lindën pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale, pasuar më pas me fshirjen e fotove të dasmës nga profilet përkatëse. Megjithëse motivet e ndarjes nuk janë bërë të ditura, u spekulua se shkak është bërë tradhtia.

Reperi bëri një status në Instagram ku shkruante “Tradhtare”, dhe kaq mjaftoi që të fansat të mendonin se i drejtohet ish partneres. Por më pas reperi sqaroi se bëhet fjalë për titullin e këngës më të re. Ndërkohë, ditën e sotme ai ka publikuar dhe këngën por a është një dedikim për ish-partneren? ”

Tradhtare je/ Edhe pse m’ki rrejt/ Enuk po ngaj si ti/ Se si ti ka plot/ Tradhtare je”, thotë ai ndër të tjera në tekst. Duke patur parasysh se kënga vjen në një kohë kur lajmet se janë ndarë kanë pushtuar mediat, vështirë të mos besohet se bëhet fjalë për ish-partneren e tij. /abcnews.al