Megjithëse ka eksperimentuar shpesh me look-un, paraqitja e fundit e Demi Lovatos renditet si ndër më të guximshmet e saj. Këngëtarja 28-vjeçare befasi fansat përmes një postimi në Instagram, pasi zbuloi se kishte prerë flokët shkurt. Miqtë dhe fansat e këngëtares vërshuan me komente duke e komplimentuar për paraqitjen e re.
Ekipi i këngëtares vuri në dukje se modeli i ri i flokëve të saj tregon se ajo tashmë ka nisur një kapitull të ri të jetës pas ndarjes nga Max Ehrich. Fotografi Angelo Kritikos ripostoi imazhin, duke shkruar:”Tashmë i fiksuar pas kësaj epoke të re …“, ndërsa stilistja e saj Siena shkroi krahas fotos: “Dhe në kapitullin tjetër ...”
Kujtojmë që këngëtarja e hitit “Sorry Not Sorry” i dha fund pak javë më parë fejesës dy mujore me Ehrich. Por, ndërsa ky i fundit nuk e priti mirë ndarjen, i cili filloi të hedhë akuza ndaj këngëtares, nga ana tjetër Demi duket se ia ka dalë ta kontrollojë mirë situatën, duke “folur” me alienët.
Artistja befasoi fansat teksa u shpreh se kohët e fundit ka kaluar kohë në Parkun Kombëtar Joshua Tree në Kaliforni, nën shoqërinë e Dr. Steven Greer, një ufolog i cili ka themeluar Qendrën për Studimin e Inteligjencës Jashtëtokësore. /abcnews.al