Një tjetër figurë politike është larguar nga strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas Nasip Naços, i dyti që i bashkohet PS-së është ish deputeti Gledion Rehovica.
Në prononcimin e tij për mediat ish deputeti është shprehur se ky ka qenë një vendim i vështirë por i imponuar, kjo forcë politike ka thyer besimin tim.
Eksperimenti LSI ka mbaruar, Berati ka nevojë për punë dhe progres.
“Për mua ka qenë një vendim i vështirë, por i imponuar nga një sjellje politike që ka thyer besimin tim dhe qytetarëve që na kanë votuar dhe jam shumë i keqardhur që kaq shumë njerëz dhe figura të LSI janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen nga LSI sepse LSI e kemi ngritur me mish e me shpirt.
Personalisht jam shumë krenar dhe i lumtur që u kam shërbyer këtyre njerëzve dhe unë kam qenë me ta para se te ekzistonte LSI, isha me ta gjate kohes qe i sherbyem LSI si alternative prej shume vitesh dhe do te jem me ta edhe tani që LSI ekziston vetëm si një klub në Tiranë që mbush televizoret me sharje!
Eksperimenti LSI ka mbaruar,Berati ka nevoje per pune dhe progres, ka nevoj të eci perpara dhe këtë mund ta bëjë vetëm PS-ja me Edi Ramën Kryeministër! Jo se PS-ja ska te meta e gabime, po eshte e vetmja parti me vizion!”, ka thënë ai.