Europa po përpiqet me hapa të ngadaltë dhe të matur që të rikthehet në një normalitet post-Covid. Vaksinimi vijon ndërkohë që të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë klientë, do të duhen të plotësojnë disa kushte.
Në Gjermani vaksinimi kundër Covid ka nisur dhe në kompani të ndryshme. Janë disa sipërmarrjet që kanë hapur dyert për të imunizuar nëpunës dhe qytetarë. Qendra e vaksinimit e vendosur në mensën e një industrie kimike është një nga projektet pilot në Gjermani, njësoj si ajo e Volsvagen. Në vend 40 për qind e të rriturve kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
Në Hungari e cila përdor dhe vaksinën kineze dhe atë ruse ende të paautorizuara nga Bashkimi Europian, të imunizuarit janë më shumë se pesë milionë. Vendi i është rikthyer shijes së normalitetit. Eventet kulturore dhe sportive kanë rinisur për ata që kanë certifikatën e vaksinës. Kështu që nga e diela hungarezët kanë braktisur maskat me kryeministrin e vendit që deklaroi: Maska ime e dashur, lamtumirë!
Fundjavë rihapjesh dhe në Austri pas gjashtë muajsh e gjysmë mbylljeje, hotelet dhe lokalet kanë mirëpritur klientët dhe pse në disa zona, numri mbetet i kufizuar. Në Republikën Ceke në 24 maj ishte momenti i një lehtësimi i radhës. Hotelet dhe strukturat e tjera pritëse janë rihapur dhe pse me kushte higjienike të ashpra. Klientët do të duhet të tregojnë një test negativ për koronavirus, një certifikatë vaksinimi apo një dokument që konfirmon shërimin nga Covid-19./abcnews.al