Pas muajsh grevash në Gjermani, arrihet marrëveshja për pagat dhe reduktimin e orëve të punës

schedule10:51 - 26 Mars, 2024

schedule 10:51 - 26 Mars, 2024

Pas disa muajsh mosmarrëveshjesh dhe grevash që paralizuan transportin publik në Gjermani, Sindikata e shoferëve të trenave GDL njoftoi se kanë arritur një dakordësi për pagat me operatorin hekurudhor Deutsche Bahn.

Ata ranë dakord po ashtu të reduktojë gradualisht orët e punës së makinistëve të trenave.

“Mosmarrëveshjet ishin të ashpra, por ishin në gjendje të biem dakord për një kompromis inteligjent,” tha Deutsche Bahn në një deklaratë për shtyp pas shpalljes së marrëveshjes.

Do të krijohet një “korridor i kohës së punës”. Në këtë mënyrë drejtuesit e trenave të reduktojnë gradualisht kohën e tyre të punës në 35 orë në javë nga 40 që janë punojnë aktualisht deri në vitin 2029, duke mbajtur pagat në të njëjtin nivel.

Ata që dëshirojnë të vazhdojnë të punojnë 40 orë në javë do të marrin një rritje të pagës me 2.7% për orë.

Si pjesë e negociatave, që zgjatën 26 muaj, të dyja palët ranë dakord që të mos kishte greva për gati dy vjet.Të dyja palët u vendosën gjithashtu për një rritje të pagës prej 420 euro në dy faza.

Gjermania është goditur nga një valë veprimesh industriale në muajt e fundit, pasi inflacioni i lartë dhe pengesat e stafit përkeqësuan negociatat për pagat në sektorin e transportit, duke ndikuar në hekurudhat kombëtare, udhëtimin ajror dhe transportin publik.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!