Pas Leo Messit është radha e Luis Suarez për të thurur elozhe për Lautaro Martinez. Sulmuesi i Interit është një nga objektivat e mëdha të Barcelonës dhe lojtarët kryesorë janë pro këtij afrimi. Gara me Real Madrid për shërbimet e argjentinasit, por kampionët e Spanjës janë në avantazh. Suarez flet fjalë pozitive për Lautaron në një prononcim për Rac 1 dhe përsërit thirrjen për drejtuesit e klubit që të sigurojnë një sulmues në merkato.
“Lautaro ka cilësi të mëdha, i ka treguar vlerat e tij me Interin dhe Argjentinën. Ndodhet vetëm në vitin e dytë në Itali dhe po realizon gjëra të jashtëzakonshme. Ardhja te Barcelona? Vendimet nuk i marrim ne lojtarët, por ka dy vite që përsëris të njëjtë gjë.
Do të ishte bukur të vinte një sulmues i ri për t’u përshtatur dhe për të qenë gati kur të largohem unë. Të blesh lojtarë të rinj është pozitive, sepse skuadra bëhet më kompetitive. Jam i vetëdijshëm për moshën time, konkurrenca sjell vetëm gjëra pozitive për Barcelonën“, përfundon Suarez. /abcnews.al