“Pas meje nuk vjen kiameti”, Basha mesazh Berishës: T’i them jo kultit të individit, dua të jem politikani ndryshe

schedule13:53 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 13:53 - 18 Dhjetor, 2021

“Dua ti them jo kultit të individit” ky ka qenë një tjetër mesazh i kreut të PD-së, Lulzim Basha ndaj Sali Berishës, folur në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Basha theksoi se Partia Demokratike nuk është pronë e askujt dhe pas Bashës nuk do vijë kiameti, ndaj sipas tij do që të jetë një politikan që jep model ndryshe.

Lexo edhe: A do të përjashtohet Berisha? Basha: Nuk mund të vijmë në pushtet me persona “non grata”

“Dua ti them jo kultit të individit. Asgjë nuk do ndodh, unë do jem në krye të përgjegjësive për të çuar PD drejt fitores si një mision Kombëtar. Por pas meje nuk do vijë kiameti. Nuk është pronë e askujt por pasuri e demokratëve. Nuk do vijë kiameti. PD nuk do i dorëzohet tekave të një personi. Do jetë e demokratëve. Për këtë kam qëndruar i prerë.  Le të luftojmë bashkë. Dua të jem kryetari dhe politikani që jep model ndryshe nga ai i konfliktit. Për të sjellë këtë normalitet duam të paqësojmë demokratët.” tha Basha.

Lexo edhe: Basha godet Berishën: Nuk do lejojmë në PD persona që destabilizojnë rajonin dhe Shqipërinë

Kreu i PD  ka hapur një kapitull të ri me demokratët duke e pagëzuar këtë si Aleancë Qytetare për Demokracinë, për një bashkëpunim më të ngushtë me shoqërinë.

“Kjo gjendje e Shqipërisë, që është e atrofizuar nga ndalimi i ndryshimit, nga ngërci politik dhe ekonomik që po e varfëron dhe zbrazë nga njerëzit më të mirë dhe krijues, kjo krizë e gjithanshme është një mundësi për të hapur një kapitull të ri, sepse përsëri, si në 1991-shin, ndodhemi përballë një regjimi, të ndryshëm në formë, por të ngjashëm në qasjen përqëndruese.  Dhe antidota e këtij regjimi janë vlerat tona. Është shteti i vogël, liria e individit, ndarja e pushteteve, liria e sipërmarrjes, elementë që janë në genet e forcës tonë politike. Përmes tyre kemi shënuar arritjet më domethënëse që kanë ndryshuar për mirë jetën e shqiptarëve në të shkuarën, dhe janë po këto vlera me të cilat ne do të arrijmë ndryshimet më thelbësore për familjet shqiptare në të ardhmen.

Vizioni ynë është demokracia përfaqësuese dhe pjesëmarrja  e gjerë e  anëtarëve  të partisë, e qytetarëve , e intelektualëve, e spacialistëve, e sipërmarrësve  dhe grupeve  të interesit në  ndërtimin e alternativës me të mirë, e  zgjidhjeve   më të mira.

Platforma qytetare për demokracinë, që u pengua nga zhvillimet e pas 9 shtatorit, do të marrë javët dhe muajt në vijim dimensionin e saj të plotë, dhe sot do ta sanksionojmë në statut përmes Aleancë Qytetare për Demokracinë, për t’iu përgjigjur sfidave të shoqërisë dhe në bashkëpunim me shoqërinë, për të cliruar ekonominë dhe për cuar përpara ndryshimet kushtetuese,  duke nisur konsultimet me grupet e interesit, pasi në asnjë moment nuk mund të përsërisim gabimet e vitit 2008.” tha kreu i PD-së. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!