Pas 12 vitesh në pushtet, ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me familjen e tij ka braktisur rezidencën në Jerusalem.
Zëdhënësi i rezidencës ka thënë se familja e Netanyahu ka konfirmuar se ka dalë nga rezidenca, duke shtuar se një gjë e tillë ka ndodhur pak orë pas mesnatës.
Mediat e huaja bëjnë me dije se largimi i Netanyahut nga rezidenca ka pasuar një muaj pasi që u rrëzua nga pushteti, pasi u arrit një marrëveshje me kryeministrin e ri Naftali Benett.
Dikur për rilokim nevojiteshin pak ditë, por rasti i familjes Netanyahu ishte ndryshe – atyre iu deshën disa javë për ta bërë këtë. /abcnews.al