Pas më shumë se një viti gazetarët do të rikthehen në Kuvend. Konferenca e kryetarëve ka vendosur që gazetarët do rikthehen në lozhat e sallës së seancës plenare.
Më 4 qershor 2020 gazetarët që raportojnë nga Kuvendi i Shqipërisë u njoftuan se Byroja e Kuvendit kishte vendosur të mbyllë aksesin e tyre nëpër mjediset e kryesisë së kuvendit.
Gazetarët dhe kameramanët u ndaluan të raportojnë duke e zëvendësuar me transmetimet e kontrolluara nga vetë kuvendi. Më herët u vendos që gazetarët e vaksinuar ose me test PCR kundër COVID-19 mund të ndjekin komisionet parlamentare në Kryesinë e Kuvendit.