Pas mbylljes së Liqenit Artificial, kryeyqytetasit për piknik dhe peshkim në Farkë

schedule13:17 - 10 Maj, 2020

schedule 13:17 - 10 Maj, 2020

Liqeni i Farkës është një prej destinacioneve të preferuara për të gjithë kryeqytetasit që nga mbyllja e Liqenit Artificial.

Abc News ishte pikërisht pranë këtij liqeni ku shumë qytetarë të moshave të ndryshme kanë zgjedhur të kalojnë kohë me familjen.

LEXO EDHE: Bregdeti kthehet në pedonale, durrsakët shfrytëzojnë orarin e lëvizjes

Një prej tyre tregoi se kishte ardhur bashkë me vajzën e tij të vogël për t’i mësuar se si kapte peshq në fëmijëri me anë të një bidoni uji.

“Kur kemi qenë të vegjël kapnim peshq me bidona. Tani për t’i bërë qejfin gocës vogël po kthehem në fëmijëri. Do hedhim copa buke këtu brenda dhe do e hedhim në liqen për të kapur cironka”, u shpreh qytetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!