Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit, pasi i kap me dy pistoleta në Morinë. Arratisja dhe më pas martesa me Fisnik Sylën e bënë atë këngëtaren më të përfolur në media. Pak ditë më parë, Fjolla zbuloi se kishte marrë propozimin më romantik nga partneri, ndërsa vendosën t’i jepnin fund beqarisë në Maldive.
Ata ndanë foto dhe video nga ceremonia e thjeshtë, kur i thanë “Po” njëri-tjetrit. Së fundmi, ajo ka postuar një foto mjaft joshëse nga pushimet në Maldive. Fjolla shfaqet e zhveshur, teksa pozon nga bregu i detit. Sakaq, kujtojmë që pak ditë më parë Fjolla u shpreh se arma ka qenë e një miku të saj të ndjerë, por e kishte harruar në çantë.
Ajo pranon se ishte gabimi i saj, ndërsa shtoi se e mbante në shtëpi për shkak se është një nënë e vetme. “Kam qenë nënë e vetme, dhe e kam mbajtur në shtëpi. Një ditë kur ka qenë mami, e kam shti në çantë dhe e kam harruar. E pranova fajësinë, thashë është e imja. I mora 4 çanta me tesha se kishim me shkuar në Mal të Zi me xhiruar.”, tha ajo. /abcnews.al