Pas Mark Markut, një tjetër kandidat i PD-së me COVID-19: Mezi pres të jem pranë jush

schedule17:11 - 2 Prill, 2021

schedule 17:11 - 2 Prill, 2021

Pas Mark Markut, një tjetër kandidat i PD-së për deputet ka rezultuar pozitiv më COVID-19. Ai është Roland Bejko, i dyti në listën e qarkut të Gjirokastrës. Lajmin e ka njoftuar vetë Bejko në një postim në Facebook.

“Të dashur miq. Për shkak të infektimit nga Covid 19 prej gati dy javësh, kam qenë i detyruar të mungoja fizikisht në fushatën elektorale që po vazhdon me intensitet në Qarkun e Gjirokastrës.

Në këto kushte kam zgjedhur që komunikimin me zgjedhësit tanë, ta mbaj nëpërmjet telefonit, rrjeteve sociale, dhe televizionit. Mezi pres të jem pranë jush. Ju faleminderit” shkruan Bejko./ db/ Abcnews.al