Pas “luftës” me Angelina Jole, Brad Pitt përfundon sërish në gjykatë

schedule15:11 - 11 Tetor, 2020

schedule 15:11 - 11 Tetor, 2020

Brad Pitt po përballet me një tjetër problem ligjor. Ndërsa prej kohësh është në “luftë” me ish-gruan e tij, Angelina Jolie për divorcin dhe kujdestarinë e fëmijëve, aktori i mirënjohur po përballet me një tjetër proces gjyqësor.Aktori është paditur për 100.000 dollarë nga një grua nga Teksasi.

Kelli Christina, një drejtoreshë e kujdesit shëndetësor nga Plano pretendon se Brad e kontaktoi atë dy vite më parë për ta ndihmuar të mbledhë para për fondacionin “Make It Right”. Ajo thotë se pranoi ta ndihmonte aktorin dhe se madje kishte krijuar një marrëdhënie personale që përfshinte “diskutime martese”.

Kelli Christina u bind nga prezantimi i Brad Pitt për kauzën e pretenduar. Paditësi dhe Brad Pitt. . . kanë hyrë në një marrëveshje biznesi me terma dhe kushte specifike.”, thuhet në dokumentet e gjykatës. Avokati i aktorit iu është përgjigjur pretendimeve duke thënë se Kelli ka rënë pre e një mashtruesi në internet që pretendonte të ishte Pitt.

Ai shtoi më tej se vetë gruaja kishte pranuar se kishte zbuluar se nuk ishte në të vërtetë aktori ai me të cilin kishte folur. “Nga pranimet e vetë [Kristinës], komunikimet që ajo tani pretendon të ketë pasur me Z. Pitt. . . ishin në të vërtetë midis paditësit dhe një ose më shumë individëve që është paraqitur si Pitt dhe në asnjë mënyrë nuk ka të bëjë me fondacionin “Make it Right“, thuhet në reagim. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!