Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka vetëm pak javë që është bërë nënë për herë të dytë.
Duke qenë një ‘maniake’ e kuzhinës përmes disa videove e imazheve na ka treguar për nepsin që e ka pasur në shtatzëninë e dytë.
Mirëpo, pas lindjes së Diellit, duket se po përballet me një problem goxha serioz duke pasur rënie të flokëve. Pasi është e afërt me ndjekësit ajo kërkoj mendimet e tyre në këtë aspekt duke dashur të marr këshilla nga të gjithë.
Ndërkohë ndjekësit nuk hezituan, duke i dhënë këshilla nga më të ndryshmet duke i ardhur në ndihmë moderatores./abcnews.al