Ndërsa trupat amerikane po largoheshin nga baza e tyre ushtarake të premten, Kina tashmë po përgatitej të hynte në vendin e shkatërruar nga lufta për të “zëvendësuar” largimin e trupave nga SHBA dhe NATO, raporton Daily Mail.
Autoritetet në Kabul po konsiderojnë zgjatjen e një Korridori Ekonomik -Kinë-Pakistan, me një investim prej 62 miliard dollarësh (CPEC) si pjesë e Nismës një Rrip, një Rrugë(BRI). Ky vendim nga Kina vjen pas kërcënimeve nga Talibanët ndaj NATO-s.
Shefi i terrorizmit Suhail Shaheen tha se njerëzit e tij nuk do të ndërhynin në misionet e huaja diplomatike, por se nëse “forcat pushtuese” qëndrojnë në vend, Talibanët do të “reagojnë”.
Më shumë se 1.000 trupa afgane u larguan përtej kufirit verior me Taxhikistanin pas konflikteve me xhihadistët të cilët po rimarrin në kontroll shumicën e zonave pas tërheqjes së trupave amerikane.
Plani prej miliarda dollarësh i Kinës në Afganistan, që synon të përfundojë deri në vitin 2049, është një nga projektet e synuara që Pekini kërkon të vërë në plan nga Afrika në Europë, duke ofruar kredi kolosale dhe duke fituar terren në territoret e mbikëqyrura dikur nga Perëndimi.
Një tjetër projekt që është në diskutim është ndërtimi i një rruge kryesore midis Afganistanit dhe qytetit veriperëndimor të Pakistanit Peshawar. Kina është përpjekur me kohë të vendosë trupat e saj në Afganistan për të paktën pesë vitet e fundit, por me SHBA-në kaq të përfshirë në qeverinë Afgane, Kabul ka hezituar për të miratuar çdo marrëveshje nga frika e prishjes së marrëdhënieve me Uashingtonin.
Por tani trupat amerikane janë larguar nga Bagram Airbase, dhe Kina është gati të mirëpritet me krahë hapur./abcnews.al