Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan përsëri në Izraelin qendror të mërkurën pasdite, disa minuta pasi Joe Biden u largua.
Presidenti amerikan bëri një vizitë të rëndësishme, ku bisedoi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe deklaroi se beson versionin e Izraelit për ngjarjet rreth shpërthimit të spitalit në Gaza.
Sirenat ranë sërish në qytete si Tel Aviv, Hasharon dhe Petah Tikva. Në një video dëgjohet alarmi kundërajror, si dhe zhurma e përgjimit të raketave të Hamasit nga Kupola e Hekurt, në momentin kur njerëzit nisin të drejtohen drejt strehimoreve.
Reportedly video of an interception in Tel Aviv. pic.twitter.com/cTrCFUwFDd
— Scytale News (@ScytaleNews) October 18, 2023