Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner po largohen nga Washington dhe po shkojnë në Florida së bashku me ish-presidentin Donald Trump, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.
Ish-këshilltarët e lartë presidencialë kanë nënshkruar një qira njëvjeçare në një nga ndërtesat më të lakmuara të Miamit pranë oqeanit, Arte Surfside. Konkretisht në lagjen Surfside, me një çmim mesatar qiraje prej afro 47 000 dollarë në muaj, ky kompleks verbues në formë piramide me pamje nga Atlantiku, u projektua nga arkitekti italian Antonio Citterio në 2019.
Ndërtesa 12-katëshe ka 16 hyrje, duke filluar nga 3,150 deri në 7,550 metra katrorë me tre dhe pesë dhoma gjumi.
Ndërsa hyrjet janë të pajisura me tavanë romakë, dysheme lisi të bardha, dollapë poliformë, tavolina mermeri italiane, pajisje kuzhine dhe tarraca. /abcnews.al