Pas lahutës, serbët e malazezët kanë fatin e ‘Kcimit të Tropojës’? Lajme krenarie nga Unesco!

schedule18:04 - 9 Prill, 2021

schedule 18:04 - 9 Prill, 2021

Dosja për “Kcimin e Tropojës” vetëm pak ditë më parë u dorëzua në UNESCO si një pasuri unikale jomateriale për vendin tonë. Skënder Haklaj dhe Rovena Vata në programin “ABC e Pasdites” me modertatorin Ermal Peçi rrëfyen rrugëtim për ta çuar deri në fund dosjen, paçka vështirësive apo pengesës nga pandemia. Studiuesja Rovena Vata theksoi se ka një dëshirë të jashtëzakonshme, dhe fatmirësisht regjistrimi në UNESCO është realizuar duke shpresuar edhe që të pranohet prej tij.

“Nuk vjen si të gjitha vallet e kombit tonë, nuk ka lidhje dorë për dore, gisht për gisht apo krahë për krahë, por del kërcen, janë të shpërndarë dhe kërcejnë në mënyrën e vet. Është kërcim gjestikulativ, me shenje, ta flet me supë me krahë, vetull, krahë. Ai ëhstë shumë unik, dashamirës dhe paqësor”, tha Skënder Haklaj.

A mundet të lindë ndonjë pengesë për shkak të lobimit të vendeve të tjera? A mund të pretendojnë se është element i tyre? Rovena Vata theksoi se në formularin që kanë plotësuar janë 60 pyetje me nënçështje ku tregohen detajet në lidhje me “Kcimin e Tropojës”. Ajo u shpreh se tashmë ai është pranuar nga shtetet fqinje dhe më gjerë që është element shqiptar.

“Ata kanë pranuar që ky element është element shqiptar. Dhe janë dakord që duhet përmendur që jo vetëm shtetet fqinjë, por çdo shtet e kanë dhënë pëlqimin nëpërmjet shoqatave, kombëtare dhe ndërkombëtare. Së bashku ne kemi mbledhur 28 mijë firma vetëm përmes shoqatave”, tha ajo.

Gjithashtu Skënder Haklaj shtoi se: Fati i madh se Serbia, Mali i Zi dhe të gjitha kanë thanë që është i Tropojës’. Profesori shtoi se edhe debati se Serbia na ‘mori’ lahutën sështe i vërtetë sepse ne dokumentat e UNESCO theksohet se ky instrument gjendet edhe në Shqipëri, Kosovë e Malin e Zi. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!