Bruce Springsteen dhe John Legend janë yjet më të fundit që do të interpretojnë në eventin special “Celebrating America” për inaugurimin e Presidentit Joe Biden me 20 Janar. Nee York Times raporton se këngtëtari 71-vjeçar dhe krijuesi i hitit “All Of Me” do të bashkohen me Foo Fighters gjatë spektaklit.
Eva Longoria dhe Kerry Washington gjithashtu do të marrin pjesë në shfaqjen 90 minutëshe të drejtuar nga Tom Hanks. Yje të tjerë të përfshirë janë Demi Lovato, Jon Bon Jovi dhe Justin Timberlake.
Ndërkohë kujtojmë që para nisjes së shfaqjes, Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë himnin kombëtar gjatë inugurimin të Biden në Kapitol. /abcnews.al/