Pas “KUWTK”, familja Kardashian gati të nisë një eksperiencë të re televizive

schedule15:04 - 10 Prill, 2021

schedule 15:04 - 10 Prill, 2021

Pas përfundimit të “Keeping Up With The Kardashians”, familja e famshme po vjen me një tjetër shfaqje. Kim Kardashian ka zbuluar se projekti i ri do të shfaqet premierë në Hulu pas përfundimit sezonit të fundit të “KUWTK”.

Ka qenë Kim, e cila ndau lajmin përmes llogarisë së saj në twitter. “Nuk do të jemi larg ekranit për shumë gjatë. Spektakli ynë në HULU do të nisë rrugëtimin, pas përfundimit të sezonit të fundit të “Keeping up With the Kardashians”.

Seriali që iu dha famë ndërkombëtare po përfundon pas 14 vitesh. Kujtojmë që klani Kardashian-Jenner njoftoi planet për të rritur perandorinë e tyre me një marrëveshje shumëvjeçare me platformën streaming në dhjetor. /abcnews.al

The real reason Keeping Up With The Kardashians is ending – Emirates Woman