Pas kullës në Dubai, ura e Bosforit në Stamboll “vishet” kuq e zi

schedule19:19 - 28 Nëntor, 2020

schedule 19:19 - 28 Nëntor, 2020

Pas kullës më të lartë në Dubai, Burj Khalifa edhe ura e famshme e Stambollit është “veshur” kuq e zi.

Me rastin e 28 Nëntorit, festës së Pavarësisë, ura e Bosforit është mbuluar mbrëmjen e sotme me drita kuq e zi, në shenjë respekti për ditën më të veçantë për kombin shqiptar.

LEXO EDHE: VIDEO/ Kulla më e lartë në botë, Burj Khalifa vishet kuq e zi

Pamjet nga Stambolli i ka publikuar kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa falenderon Turqinë për gjestin e veçantë.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa vendosi në sfond flamurin kuq e zi.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!