Pas kritikave të forta, Arbana i tregon ndjekësve se si mund të rritesh një fëmijë të lumtur

schedule10:50 - 10 Tetor, 2020

schedule 10:50 - 10 Tetor, 2020

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja shumë e dashur për publikun Arbana Osmani ka ndarë në Instagram një recetë ushqimi të përgatitur nga djali i saj, Joni dhe mbesa, Kenza.

Mirëpo, ndonëse videot ishin shumë të ëmbla, ndjekësit nuk i kanë pritur shumë mirë dhe e kanë kritikuar Arbanën.

Ata i kanë shkruar se fëmijët mund të digjeshin duke gatuar. Por mesa duket, moderatorja ia ka bërë të qartë të gjithëve se kjo është mënyra e saj për të rritur fëmijë të lumtur.

“Për të gjithë ata që janë shqetësuar se mos digjen fëmijët, nuk janë djegur ndonjëherë dhe nëse ndodh të digjen pakëz nuk është fundi i botës. Unë zgjedh t’i rris duke i stimuluar që të vegjël të shuajnë kuriozitetin për botën që i rrethon, duke i përfshirë jo vetëm në gatim por në shumë aktivitete të tjera që juve mund t’ju duken të rrezikshme si gatimi nën survejimin tim.

Po, ne gatuajmë bashkë, ata bëjnë rrëmujë, ndonjëherë ndonjë gjë edhe thyhet, bëhen dyfish pjata për të larë dhe çdo rrobë patjetër që bëhet pis. Por asnjë nga këto, absolutisht asgjë nuk ka pikën e rëndësisë për aq kohë sa ata kënaqen dhe ndjehen të dobishëm. Secili zgjedh të rrisë fëmijët e tij në mënyrën e tij. E rëndësishme është t’i shohim ata të lumtur. Natën!”, ka shkruar Osmani në Instastory. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!