Pas kritikave për fotot joshëse, influencuesja italiane ndez sërish rrjetin, i bashkohet trendit të famshëm

schedule13:54 - 24 Gusht, 2022

schedule 13:54 - 24 Gusht, 2022

Verës po i vjen fundi por ka ende shumë yje që po shijojnë pushimet e tyre. Ndër këto është edhe aktorja dhe influencuesja italiane Clizia Incorvaia, e cila ndodhet në Siçili. Nëna e dy fëmijëve është shumë aktive në rrjete sociale, dhe së fundmi ka tërhequr vëmendjen me një tjetër pamje joshëse.

Ajo ka ndjekur trendin e printit bandana teksa ka pozuar me një palë bikini bardhë e zi. Ajo i ka veshur reçipetat në anën e kundërt, trend të cilin e kemi parë shpeshherë gjatë kësaj vere. Kujtojmë që pak ditë më parë ajo iu përgjigj kritikave që merr për shkak të pozave të nxehta që ndan.

“Pov. Ti je një nënë dhe nuk mund të bësh foto të tilla”, shkroi ajo. Ajo përdori POV që përdoret për të theksuar stereotipe dhe mendime të caktuara. Në këtë rast, stereotipi është ai i gruas që nuk duhet të bëjë disa gjëra për faktin se është nënë: pikërisht atë që Clizia nuk ka ndërmend të bëjë.

/abcnews.al