Pas Kosovës edhe Serbia sapo shpalli gjendjen e emergjences. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i vendit Aleksandër Vuçiç.
Kështu, të gjithë personat mbi 65 vjeç do të qëndrojnë të izoluar në shtëpi. Shkuarja në bare dhe restorante do të kufizohet. Gjithashtu ushtria do të ruajë të gjitha spitalet në Serbi.
Raportohet se kush e thyen izolimin do të denohet me 3 vjet burg. Me shpalljen e gjendjes së Jashtëzakonshme, Serbia ndalon gjithashtu edhe hyrjen në vend të të gjithë shtetasve të huaj. Sipas presidentit Vuçiç, për përballimin e situatës, Serbia ka blerë 5 milionë maska nga Kina. U bë e ditur gjithashtu se shkollat në vend do të mbyllen deri në fund të vitit shkollor.
Serbia numëron 48 raste të konfirmuara me koronavirus ndërsa, për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë deri më tani. /abcnews.al