Pas koronavirusit për njerëzit, një tjetër virus godet kuajt

schedule11:18 - 1 Mars, 2021

schedule 11:18 - 1 Mars, 2021

Dy kuaj gjermanë, që garuan Ces Valencia Spring Tour në Spanë, kanë ngordhur pasi ishin infektuar me virusin Herpes të kuajve të njohur si EHV-1. Lajmi për shpërthimin e virusit u shfaq për herë të parë në media të dielën e kaluar, pasi garat ishin anuluar, informon abcnews.al.

Më herët këtë javë, Departamenti i Veterinarisë o FEI njoftoi se, po punonte me të gjithë palët e përfshira për të siguruar mbështetje për ata që preken dhe për të minimizuar përhapjen e virusit. FEI ka njoftuar se deri më tani gjithsej 72 kuaj po tregonin shenja klinike të EHV-1. Nga 47 kuajt që janë testuar, 17 u konfirmuan me virus.

Këtë fundjavë, situata në Valencia mori një kthesë për keq, ku dy kuaj ngordhën. Dyshja kishte përfaqësuar Gjermaninë në Kampionatin Europian për fëmijë në 2019.

Tani për tani, mendoj se më e mira do të ishte mbyllja e terreneve nëpër Europë për të ndaluar përhapjen e këtij virusi dhe për të testuar absolutisht të gjithë kuajt. Është mënyra e vetme për të parandaluar që kjo të kthehet në një pandemi të madhe. Brenda çadrave të përqendrimit në Valencia, u ndje si një zonë lufte, dhe njerëzit janë të dëshpëruar për kuajt e tyre”, thotë kalorësi i Meyer, Lexi Stais, informon abcnews.al.

“Për fat të keq, klinika ku po trajtohen kuajt e infektuar me virus, ka një hapësirë të kufizuar dhe nuk ka pajisje të specializuara për më shumë se tre kuaj. Disa kuaj janë dërguar në Barcelonë dhe Madrid”, shpjegon më tej ai.

Simptomat e deritanishme të kuajve janë ethet. Virusi është agresiv dhe ngjitës. Stain thotë se duket sikur po vepron ndryshe nga kali në kalë. Edhe pse veterinarët po bëjnë më të mirën, përfundimi varet nga sistemi imunitar i kuajve./e.b-abcnews.al