KUKËS- Krahas fshatrave të Korçës, reshjet e dëborës kanë zbardhur edhe zonat e thella të qarkut të Kukësit.
Në zonat mbi 1000 metër lartësi mbi nivelin e detit, trashësia e dëborës arrin në 15 centimetra.
Në aksin rrugor që lidh Kukësin me Shishtavecin ka pasur rënie gurësh, por pa probleme për qarkullimin e automjeteve.
Aktualisht situata është e qetë dhe nuk raportohet probleme të tjera në këtë qark./abcnews.al