Sekretari amerikan i Shtetit do të vizitojë Izraelin të martën, herën e shtatë që nga sulmi i Hamasit palestinez në Izraelin jugor më 7 tetor.
Blinken do të vizitojë Izraelin për të diskutuar mbi operacionin e paralajmëruar të ushtrisë izraelite në Rafah, por edhe përpjekjet për të siguruar një pauzë në luftime dhe për të liruar më shumë se 100 pengje të mbajtura nga Hamasi.
Blinken aktualisht ndodhet në një vizitë në Kinë.
/abcnews.al