Radiologu, Efthymi Fasoulakis pas një turni të lodhshëm në spitalin e Kretës ka postuar foton e tij në rrjetin social Facebook ku ka treguar shenjat që maska ka lënë në fytyrën e tij, shkruan protothema.
Ai flet për rëndësinë e maskës në postimin e tij, duke thënë ndër të tjera, se përdorimi i saj mbron nga koronavirusi.
Mjeku ka treguar për përvojat e tij si punonjës i vijës së përparme nga lufta kundër koronavirusit, madje shpesh iu ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, të zbatojnë rregullat derisa çdo gjë t’i rikthehet normalitetit./abcnews.al
https://www.facebook.com/efthimis.fasoulakis/posts/10158560058318917