Pas kërkesës për anëtarësim në NATO, Mehaj kërkon njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së

schedule13:11 - 1 Mars, 2022

schedule 13:11 - 1 Mars, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj  këtë të martë pas kërkesës për anëtarësimin e Kosovës në NATO, ka kërkuar që të njihet pavarësia e Kosovës edhe nga pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Mehaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kërkuar nga qytetarët dhe diaspora të gjithë në rrjetet sociale të vendosin hashtagun #KosovoInNATO, #KosovoInEU.

Ai ka kërkuar nga Sllovakia, Rumania, Greqia, Spanja dhe Qipro që ta njohin shtetin e Kosovës.

Qytetarë të dashur, Bashkëkombës nga mërgata jonë kudo në Botë,

Miq tanë ndërkombëtar,

Ju bëjë thirrje si bashkëqytetar, bashkëkombës dhe mik i juaj,

Të ftoni kudo që jeni, nga cilado pozitë që keni,

Të ftoni miqtë tuaj spanjoll, grek, rumun, sllovak dhe qipriot, ta dëgjojnë të vërtetën e Kosovës dhe popullit tonë:

Republika e Kosovës dhe populli ynë, ndajnë vlera të përbashkëta euroatlantike të lirisë, të paqes dhe të demokracisë.

Republika e Kosovës është partner i besueshëm, e këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë.

Republika e Kosovës, historikisht dhe kulturalisht, është pjesë e pandarë dhe e natyrshme e familjes evropiane.

Të gjithë së bashku, në profilet tona të rrjeteve sociale të vendosim: #KosovoInNATO, #KosovoInEU”, shkruan ministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!