Armando Broja është rikthyer ditën e djeshme në fushë ndaj Aston Villa në “Stamford Bridge”. Pas shumë muajsh i dëmtuar dhe në përpjekje për t’u rikuperuar sa më shpejtë, dje erdhi më në fund momenti i sulmuesit shqiptar, edhe pse Chelsea humbi me shifrat 0-1.
Pas përfundimit të ndeshjes, ka ardhur edhe reagimi i sulmuesit të talentuar kuqezi.
“Është vetëm fillimi. Çfarë ndjesie e pabesueshme dhe emocionale të kthehesh në fushë pas kaq shumë muajsh. Faleminderit djema për mbështetjen dhe faleminderit të gjithëve që punuan shumë për kthimin tim në fushën e lojës”, është shprehur Armando Broja./h.ll/abcnews.al