Pas Jordanisë, një tjetër dasmë mbretërore, martohet Princi i Lihtenshtajnit

schedule08:24 - 11 Qershor, 2023

schedule 08:24 - 11 Qershor, 2023

Pas Jordanisë, një tjetër dasmë mbretërore erdhi për të tërhequr vëmendjen e fansave mbretërorë kudo.

Në veçanti, Princi Johann-Wenzel i Lihtenshtajnit u martua me konteshën Felicitas von Hartig, në Vjenë. Djali i Princeshës Maria të Lihtenshtajnit dhe Princit Gudkar të Lihtenshtajnit, dhe vajza e kontit Lucas von Hartig dhe Claudia Toppercher, u martuan për herë të parë në një ceremoni civile prillin e kaluar në Vaduz, kryeqyteti i Lihtenshtajnit.

Mirëpo, të shtunën (6/10), çifti ka bërë edhe dasmën e tyre fetare në kryeqytetin e Austrisë, ku jetojnë dhe punojnë. Ndër të ftuarit në ceremoninë vezulluese ishin Princi Sébastien i Luksemburgut dhe Heinrich Donatus, Princi i Trashëgimtar i Schaumburg-Lippe.

Për këtë rast, nusja, e cila punon për Ministrinë e Brendshme të Austrisë, kishte veshur një fustan nusërie të shtëpisë spanjolle të modës Jesus Peiro.

Dhëndri që punon në biznesin familjar së bashku me babain e tij, zgjodhi gjithashtu një kravatë blu të hapur me kostumin e tij.

Pas shërbesës, çifti u largua nga kisha para një turme brohoritëse. Të porsamartuarit ndaluan për të ndarë një puthje të ëmbël jashtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!