Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas Ibrës vjen radha e largimeve te Milani, gjashtë lojtarë me valixhe gati

schedule09:35 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 09:35 - 29 Dhjetor, 2019

Ardhja e Zlatan Ibrahimovic ka rritur entuziazmin te Milani. Situata te kuqezinjtë ka qenë depresive, sidomos pas mbylljes së vitit me humbjen 5-0 kundër Atalantës së Gasperinit. Suedezi premton gola dhe eksperiencë.

Ibra është një lider i dashuruar me fitoren dhe një nga pikat më të forta të tij është fakti që arrin t’i përmirësojë lojtarët që ka në krah. Afrimet nuk do të mbarojnë me kaq, teksa drejtuesit po merren edhe me daljet nga ekipi.

6 lojtarë mund të largohen në merkaton e janarit. Borini është me një këmbë jashtë Milanellos dhe e ardhmja e tij është mes Genoas dhe Crystal Palace. Ante Rebic nuk ka bindur askënd në këtë periudhë dhe për kroatin përflitet për një rikthim te Eintracht Frankfurt.

Ricardo Rodriguez kërkohet nga Gattuso te Napoli, por e pëlqen edhe Fenerbahce e Muriqit. Zviceranit mund t’i bashkohet edhe mbrojtësi Matteo Gabbia, gjithmonë nëse plotësohen kërkesat ekonomike të Maldinit dhe Boban.

Në fund Lucas Paqueta dhe Franck Kessie. Braziliani kërkohet nga PSG, por Milani e lë të lirë për shumën e 35 milionë eurove. Në dyshim edhe e ardhmja kuqezi e mesfushorit afrikan, i cili pëlqehet shumë në Premier League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!