Pas Hungarisë, kryeministri Rama takon në Sofje homologun bullgar Stefan Yanev

schedule19:12 - 8 Qershor, 2021

schedule 19:12 - 8 Qershor, 2021

Pasi ka përfunduar vizitën në Hungari ku takoi edhe kryeministrin Viktor Orban, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Sofje. Siç duket nga fotot që ka publikuar në mediat sociale, Rama është takuar me homologun bullgar Stefan Yanev.

Kreu i qeverisë shoqërohet nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ajo e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Turi i vizitave të kryeministrit nisi me Rumaninë, ndërsa së fundmi Rama shkoi vizitoi edhe Turqinë. Fokus i takimeve të kryeministrit me liderët e tre vendeve është çështja e integrimit në BE. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!