Ikja e të birit nga kjo botë, ka qenë dhimbja më e madhe e përjetuar për regjizorin Nikolin Gurakuqi. Në një rrëfim në Pas Mesnatë në ABC Neës, ai thotë se ndarja me të birin ishte një dhimbje e patregueshme, porse forcën gjeti përmes vargjeve poetike, të cilat I botoi në disa vepra të tij.
“Humbja e djalit më detyroj të akumoloj një dhimbje të patregueshme. Nuk e beson njeri atë dhimbje, nëse nuk e provon. Ishin ditë, javë, muaj, vite pa gjumë. Kur e kuptova se duhej zbrazur gjithë ai vrer, ajo dhimbje erdhën gjithë këto libra. I pari shumë libra, pak letërsi, i dyti më mirë nga ana letrare, i treti edhe më mirë. Për të ardhur te libri i fundit “Poema” që botova vjet, ‘Eja ikim’, kjo e mbylli ciklin e asaj dhimbje të madhe, por ka shumë letërsi brenda.” -tha ai, ndërsa lexoi një pjesë të vargjeve të këtij botimi.
“Ka folur dhimbja por ishte një konceptim midis jetës dhe vdekjes. Njeriut që është mbi tokë, dhe një që është përtej. Por që janë dy botë që komunikojnë, ekziston ky komunikim shpirtëror. Pa këtë forcë, karakter qëndrueshmëri nuk shkn dot përpara. Arrita që këtë dhimbje që të zhyt në thellësitë e humnerës, arrita ta kthej në këtë forcë për të ecur përpara si motiv, për të bërë regji, për të jetuar i gëzuar, motiv për të gëzuar mbesën familjen, bashkëshorten, djalin tjetër në fund të fundit kjo është jeta. Mua më qëlloi ky fat, por nuk jam I fundit, duhet të kthehen në forcë. Ata nuk duan të na shohin me dhimbje, trishtim. Sigurisht nuk ka qenë e lehtë, por nuk ndalem” përfundoi ai./abcnews.al