Pas humbjes së gjyqit, Johnny Depp vijon me akuzat ndaj ish gruas

schedule07:51 - 8 Janar, 2021

schedule 07:51 - 8 Janar, 2021

Johnny Depp ka hedhur akuza ndaj ish bashkëshortes Amber Heard për 7 milion dollarët që përfitoi nga divorci, me argumentin se nuk i ka dhuruar për bamirësi siç kishte premtuar. Heard pati deklaruar se nuk i donte paratë e Depp pas ndarjes në 2016 dhe u zotua se do të ndante shumën midis dy organizatave bamirëse.

Por avokatët e aktorit besojnë se gjesti altruist ishte një mashtrim dhe se kanë ndjekur gjatë vitit të fundit Spitalin e Fëmijëve në Los Anxhelos dhe Unionin Amerikan të Lirive Civile për të zbuluar nëse Amber i ka dhuruar paratë. Sipas Daily Mail, spitali i fëmijëve ka përfituar vetëm 100 mijë dollarë deri më tani.

Doomed: Heard and Depp were snapped in January of 2016 in LA, months before their split

Ylli i “Piratëve të Karaibeve” është në ditët më të këqija të karrierës së tij, pas humbkes së gjyqit kundrejt gazetës britanike “The Sun”, mbi një artikull ku i referohej aktorit si një dhunues. Depp mohon me ngulm të ketë abuzuar me ish gruan e tij. /abcnews.al

Setback: The judge nixed legal movement Heard had made citing the Virginia Computer Crimes Act, claiming Depp and his team orchestrated a bot attack on her via social media

Individualist: Depp was seen in a bold ensemble last year in London

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!