Këngëtari John Legend dha një performancë emocionale në “Billboard Music Awards” të mërkurën kushtuar gruas së tij, Chrissy Teigen, pasi çifti humbi fëmijën e tyre pak javë më parë. Legend këndoi “Never Break” nga albumi i tij i fundit në performancën e parë që kur Teigen njoftoi se humbi fëmijën e tyre të tretë, Jack.
“Kjo është për Chrissy”, tha Legend para se të niste performancën të mërkurën mbrëma. “Ne kemi një gjë të mirë. Kurdoherë që jeta është e vështirë, nuk e humbasim kurrë rrugën. Sepse ne të dy e dimë se kush jemi.”, janë disa nga fjalët që interpretoi këngëtari i mirënjohur.

Çifti kanë dy fëmijë, vajzën Luna dhe djalin Miles, së bashku dhe po përgatiteshin të mirëprisnin të tretin. Më herët, modelja pati treguar për fansat problemet e shumta që kishte me shtatzaninë dhe vetëm pak ditë më pas dha lajmin e hidhur se kishin humbur vogëlushin e tyre.
“Por ne, për ndonjë arsye, kishim filluar ta quanim këtë djalë të vogël në barkun tim Jack. Kështu që ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack ka punuar aq shumë që të jetë pjesë e familjes tonë të vogël, dhe ai do të jetë përgjithmonë.”, shkroi ndër të tjera modelja. xh.d/abcnews.al


