Pas grevës në burgun e Peqinit, 100 të burgosur hyjnë në grevë urie në burgun e Reçit

schedule08:51 - 6 Tetor, 2020

schedule 08:51 - 6 Tetor, 2020

Rreth 100 të burgosur në Burgu i Reçit kanë hyrë në grevë urie dhe kanë refuzuar ushqimin.

Shkak është moslejimi i vizitave të familjarëve që nga fillimi i pandemisë, si dhe mos lejimi i marrjes së lejeve për të shkuar në familje.

Siç raporton gazetari Simon Shkreli për ABC News, nga burime pranë burgut të Reçit mësohet se ka dy ditë që të burgosurit kanë refuzuar ushqimin.

Ndërkohë edhe në burgun e Peqinit, më shumë se 100 të dënuar në burgun e sigurisë së lartë prej ditësh janë futur në grevë urie.

Në grevë urie janë futur edhe rreth 70 të burgosur në burgun e Shënkollit. Ata kanë 5 ditë që kanë refuzuar të ushqehen dhe i janë bashkuar grevës së urisë e cila nisi fillimisht nga burgu i Peqinit, pas aplikimit të regjimit 41 biss.

70 të burgosurit kanë kërkuar që të lejohen takimet me avokatët dhe familjarët, pasi u ndërprenë për të mos lejuar përhapjen e COVID-19 në institucionet e vuajtje së dënimit që nga nisja e pandemisë.

Të dënuarit i kanë parashtruar kërkesat përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë po ashtu edhe përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, ndërsa kanë theksuar se nuk tërhiqen nga kërkesat, dhe se do të vijojnë grevën dhe refuzimin e ushqimit deri në përmbushjen e tyre.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!