Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thesaret e Louvre, në Bankat e Francës/ Zhvendosen bizhutë e shtrenjta për arsye sigurie

schedule18:12 - 25 Tetor, 2025

schedule 18:12 - 25 Tetor, 2025

Muzeu i Louvre ka transferuar disa nga bizhuteritë më të çmuara të koleksionit të tij në Bankën e Francës, pas grabitjes së guximshme që ndodhi të dielën e javës së shkuar, duke nxjerrë në pah dobësitë e sigurisë së institucionit më të vizituar në botë, raportoi radioja franceze RTL.

Lajmi u raportua nga Radioja Franceze RTL e cila shkroi se disa objekte të vlefshme nga Salla e Apolonit ku ekspozohen bizhuteritë e kurorës franceze, u krye këtë fundjavë nën masa të rrepta sigurie dhe me shoqërimin e policisë sekrete.

Banka e Francës, e cila ruan rezervat e arit të vendit në një  ambient të vendosur 27 metra nën tokë, ndodhet vetëm 500 metra larg Louvre, në anën e djathtë të lumit Sena. Pavarësisht raportimit të mediave Pariziene as Banka e Francës dhe as Muzeu i Louvre nuk kanë komentuar zhvendosjen e bizhuterive franceze.

Më 19 tetor 4 hajdutë  vodhën tetë bizhuteri me vlerë  rreth 88 milionë euro  nga koleksioni i muzeut. Ata hynë në ndërtesë gjatë orarit të hapjes, duke përdorur një vinç për të thyer një dritare në katin e sipërm dhe më pas u arratisën me motoçikleta.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në Francë dhe në mbarë botën, me shumë komentues që e cilësuan incidentin si një “poshtërim kombëtar” për një nga institucionet më prestigjioze të kulturës franceze. Muzeu i Louvre në Paris është muzeu më i vizituar në bote.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!