Sot u hodh shorti për zgjedhjen e relatorëve për të trajtuar ankimimin e dorëzuar nga Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj për regjistrimin në zgjedhje. Për ankimimin e “Foltores” është caktuar Ilirjan Rusmajli ndërkohë që sa i përket ankimimit të bërë nga PD zyrtare është caktuar Koli Bele.
Rusmaili ka qenë ish-ministër drejtësie në qeverinë e Berishës, ish-zëvendëskryeministër dhe kryetar i Komisionit të Ligjeve. Por rrugët mes Berishës me Rusmalin janë ndarë prej vitesh pas disa përplasjeve mes tyre. Në 2013-ën, ai e hoqi Rusmalin nga lista e zgjedhësve dhe më vonë nga strukturat e PD.
Së fundmi, Berisha “dogji” edhe mundësinë që Rusmali të bëhej Avokat i Popullit. Kujtojmë që afati i vendosur nga KQZ për PD-në që Lulzim Basha të firmoste përfundoi në mesnatë. Demokratët zyrtarë i thanë KQZ se nuk do të dërgonin asnjë dokument shtesë sepse Basha ishte dorëhequr.
Ata i kërkuan Celibashit ta regjistronte PD-në për 14 majin me ato dokumente që ishin paraqitur. Celibashi e quajti të mangët dosjen por nuk nxitoi të merrte vendim pa mbaruar afati duke i dhënë akoma më shumë kohë Lulzim Bashës t’i dilte për zot PD-së me vulë, për sa kohë ende ai figuron ende kryetar.
Duke ndjerë rrezikun e një vendimi negativ nga Celibashi i cili dha sinjale se nuk do ta regjistronte fare PD-në, demokratët bënë një lëvizje tjetër. Ata e hoqën çështjen nga duart e Celibashit dhe e dërguan pranë komisionit të ankesave e sanksioneve./abcnews.al