Franca do të ndalojë administrimin e vaksinës se prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit për Covid-19 në pritje të një vlerësimi nga rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian.
Lajmin e bëri të ditur presidenti francez Emmanuel Macron të hënën pas një njoftimi të ngjashëm nga qeveritë gjermane dhe italiane. Qeveria gjermane njoftoi më herët gjatë ditës se sotme se po e pezullonte përdorimin e vaksinës pas raportimeve për mpiksje të rrezikshme gjaku, pas bërjes së vaksinës.
Ministria e shëndetësisë e Gjermanisë tha njoftoi se vendimi u mor si një “masë paraprake” dhe me këshillën e rregullatorit kombëtar të vaksinave, Instituti Paul Ehrlich (PEI), i cili bëri thirrje për hetime të mëtejshme të rasteve.
“Pas raporteve të reja të trombozave të venave cerebrale në lidhje me vaksinimin në Gjermani dhe Evropë, PEI konsideron se janë të nevojshme hetime të mëtejshme,” tha ministria e shëndetësisë në vend. sb/abcnews.al/