Tirana prezantoi Orges Shehin si trajnerin e ri të skuadrës. Jam krenar dhe i kënaqur të bëhem pjesë e klubit më të titulluar në vend. Unë e di se Tirana ka tifozë të zjarrtë, për të mos thënë më të zjarrtët në vend”, u shpreh 43-vjeçari në prezantimin e sotëm.
Fjalë që nuk janë pritur mirë nga tifozët e kuq të Partizanit, ekip ku Shehi u aktivizua si portier në vitet 2005-2009. Shehi do të gjejë edhe Tefik Osmanin te bardheblutë, të cilin e ka pasur shok skuadre te Partizani dhe Skënderbeu.
Tani mbajnë poste të tjera, respektivisht trajner dhe drejtor sportiv i 25 herë kampionëve të Shqipërisë. Zv kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe nuk e ka humbur rastin të bëjë një thumbim ndaj dy “ish”-ve të Partizanit.
View this post on Instagram
“MOS I FOL GESIT OR TI DREJTOR! SKA ME TRAJNER PAS TIJ, VEÇ PO U BERE VETE!“, shkruan Braçe në Instagram, në një foto gjatë një derbi, aty ku Osmani debaton me disa nga lojtarët e Partizanit, mes tyre edhe Shehi. Braçe njihet si një nga tifozët më të zjarrtë të “Demave” dhe nuk përton të përfshihet në polemika herë pas here. /abcnews.al