Pas fjalës së Berishës, protestuesit sulmojnë policinë. Hidhen molotov drejt Kryeministrisë

schedule19:31 - 20 Shkurt, 2024

schedule 19:31 - 20 Shkurt, 2024

Protestues të Rithemelimit kanë sulmuar punonjësit e policisë dhe kanë hedhur molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, pas fjalës virtuale të mbajtur nga Sali Berisha.

Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja raporton se një pjesë e protestuesve kanë sulmuar efektivë dhe kanë rrëzuar gardhin e vendosur para Kryeministrisë.

Pas këtyre sulmeve, është përforcuar kordonin e policisë.

“Protestues, në momentin e fjalës së Berishës, filluan të hedhin lëndë plasëse. Në këto momente është duke mbajtur fjalën deputeti Ervin Salianji. Një pjesë janë larguar, janë larguar për shkak të rrezikshmërisë, një pjesë janë aktivë ata të cilët sulmojnë drejt Kryeministrisë. Ka një tentativë për të rrëzuar gardhin përpara Kryeministrisë”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!